Dy vatra të reja koronavirusi në Elbasan, infektohet shoferi dhe një e moshuar

Dy raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Elbasan. Bëhet fjalë për një 84 vjeçare nga fshati Mengel në Elbasan dhe një shofer rreth 50 vjeç që punonte në një kompani ndërtimi në Tiranë.

Rastet janë të veçuara dhe skanë lidhje me njëri tjetrin, dhe derimë tani nuk raportohet të kenë lidhje dhe me raste të mëparshme në Elbasan.

84 vjeçarja është transportuar drejt spitalit infektiv në orët e vona, pasi vuan nga sëmundje shoqëruese dhe gjendja e saj paraqitet e rënduar.

Me këto dy raste të reja shkon në 20 numri i të infektuarve në Elbasan, nga këta 16 janë shëruar.


Shtuar 4.05.2020 06:47