Dy shisnin ”mall” e dy të tjerë e blinin, si u zbulua grupi i të rinjve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj të cilët shpërndanin lëndë narkotike.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas që blinin lëndën narkotike.

Finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Combination”,bëri të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasve:

H. H., 29 vjeç dhe A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. Xh., 21 vjeç dhe D. V., 23 vjeç, banues në Tiranë;

Arrestimi i shtetasve H. H dhe A. A. u bë pasi, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, merreshim me shpërndarjen e lëndës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesa u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike, një shumë prej 404.000 lekësh të reja dhe 4 telefona celular të markave të ndryshme.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve H. H. dhe A. A., si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve D. V. dhe A. Xh.


Shtuar 7.05.2020 10:46