Categories: Uncategorized

Dy diplomatët e Iranit u shpallën non-grata në Shqipëri, Gent Cakaj tregon arsyet

Dy diplomatë iranianë janë shpallur non-grata në Shqipëri dhe për këtë ka reaguar ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Cakaj shkruan se dy diplomatëve iu kërkua largimi i menjëhershëm nga Shqipëria për shkak “të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”.

Të lidhura

None found

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Dy përfaqësuesëve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj. /albeu.com/

të fundit

Profesori amerikan Alon Ben-Meir: Vrasja e Arlinda Zekajt, dështim institucional dhe turp kombëtar

Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar…

10 seconds ago

Protesta në Prishtinë vijon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…

11 minutes ago

Si ndikon moti me shi në organizmin tonë?

Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit? — Klan Kosova [...]Read More...

14 minutes ago

Halloween: Origjina dhe arsyeja pse festohet më 31 tetor

Çfarë është Halloween dhe pse festohet më 31 tetor? — Klan Kosova [...]Read More...

14 minutes ago

Dimitrievski: ZNAM will not change its position; the jurisprudence exam will be held in the Macedonian language

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se përderisa partia e tij është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës…

17 minutes ago

Multimillion-euro fraud scheme in Greece: Donations for sick children ended up with organizers and in match-fixing

Një skemë e madhe mashtrimi, e ngritur nëpërmjet një organizate joqeveritare (OJF), është zbuluar nga autoritetet greke. Anëtarët e saj…

18 minutes ago