Të shtunën, në Prishtinë, ka vijuar protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me kërkesën që institucionet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.
Tubimi nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku protestuesit njoftuan se do të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.
None found
Sipas tyre, përgjegjësia duhet të shtrihet në çdo nivel institucional që kishte dijeni për rrezikun ndaj të cilit ishte ekspozuar Arlinda Zekaj.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare. Në listën e kërkesave të tyre përfshihen edhe dorëheqjet e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Organizatorët vlerësojnë se këto kërkesa ende nuk janë realizuar, edhe pse institucionet kanë ndërmarrë disa masa. Në mesin e tyre janë dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe suspendimi i 11 zyrtarëve policorë. Masa të njëjta janë marrë edhe ndaj disa zyrtarëve të prokurorisë, përfshirë kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren që po hetonte rastin.
Mobilizimi qytetar nisi pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor. Në kuadër të këtij mobilizimi, protesta janë zhvilluar edhe në Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të…
Profesori amerikan Alon Ben-Meir nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sqaron se vendimi i Bankës Popullore të Serbisë për revokimin e licencës së punës…
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut sqaron se vendimi i Bankës Popullore të Serbisë për revokimin e licencës së punës…
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…