Duhej të ishte gati që në 2019, Rama publikon video nga kantieri në Aeroportin e Kukësit (FOTO & VIDEO)

Aeroporti i Kukësit u premtua të ishte një mrekulli dhe tashmë duhet të ishte plotësisht gati.

Madje Kryeministri i paraprinte fjalëve duke kërkuar të mos përgojohej sepse me datë 31 tetor 2019 do të ishte shumë më bukur në realitet.

Por si është e vërteta? Aeroporti i Kukësit nuk është akoma në punë dhe gjithçka duket është një kantier ndërtimi ku gëlon betoni dhe rrëmuja.

Por Kryeministri e ka gjetur edhe arsyen pse puna ka ngecur në këtë kantier edhe në atë të Vlorës dhe është pikërisht COVID-19.

Ai ka publikuar një video ku sqaron gjithashtu se situata e pandemisë ka bllokuar garën ndërkombëtare të Aeroportit të Vlorës kur mbeteshin edhe 12 nga 60 ditë për marrjen e ofertave.

“Sapo të krijohen kushtet për ofertuesit ndërkombëtarë, do të rifillojë me vetëm 12 ditë të mbetura dhe besoj fort që brenda vitit do të jemi në kantier edhe në Vlorë”, shkruan Rama. /albeu.com/


Shtuar 7.05.2020 13:09