Drejtori i OFL u kap me korrupsion, zbulohet kush e zëvëndëson

Në krye të OFL, është emëruar Hekuran Bregu. Bregu është një oficer me eksperiencë ne hetimin e krimeve të renda dhe në hetimin kundër krimit ekonomiko- financiar.

Ky vendim u mor pas pezullimit nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Artan Shkëmbi.

Pezullimi ndaj tij u mor me vendim të GJKKO-së për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Bëhet me dije se ishin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.


Shtuar 28.09.2020 15:07