Dje dha dorëheqjen si gjyqtar, sot PD e propozon Gjin Gjonin si deputet

Partia Demokratike në Lezhë ka propozuar për deputet ish-gjyqtarin e gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni.

Rikujtojmë se ditën e djeshme ish-gjyqtari i gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë.

Ndërkohë që vetëm një ditë pas dorëheqjes bëhet me dije se ai është propozuar nga PD për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë në një reagim për albeu.com Partia Demokratike shprehet se propozimi si anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

Reagimi nga Partia Demokratike:

Burime zyrtare nga Partia Demokratike mohojnë lajmin e publikuar nga disa media për kandidimin e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni.

Sipas PD, ky është një lajm i pavërtetë, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim.

Burimet zyrtare në PD konfirmojnë se në metodologjinë e hartuar të sleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar nga detyra për shkak të vettingut apo që ka dhënë dorëheqjen nga funksioni në drejtësi pas hyrjes në fuqi të ligjit të vettingut.”
/albeu.com/


Shtuar 22.07.2020 14:08