Dizdari është i paprekshëm në Shqipëri? Artan Hoxha: Ishte fat që u kap në Dubai

Gazetari Artan Hoxha ka bërë nëj deklaratë të fortë në një studio televizive, teksa ka folur lidhur me shkatërrimin e kartelit të drogës pak ditë më parë, kreu i të cilës ishte Eldi Dizdari.

Hoxha tha në studio e “Opinion” se Dizdari ishte i paprekshëm në Shqipëri dhe nëse urdhër-arresti do të lëshohej kur ai të ndodhej në vendlindje, nuk do të ishte kapur.

“Operacioni është bërë nga prokuroria e Firences dhe më pas janë përfshirë 10 shtete. Nga Firence ka nisur dhe më pas janë ndjekur se ku shkonin fijet.

Hetimi është bëra nga shteti italian. Në Shqipëri Eldi Dizdari ishte një person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipëri nuk do të ishte arrestuar.

Është fat që ndodhej në Dubai, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar”, u shpreh Hoxha.


Shtuar 21.09.2020 20:45