Digjnin mbetje duke shkaktuar tym e gazra të rëndë, kapen 2 persona

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër person të cilët kanë shkaktuar ndotje atmosferike.

Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, më datë 04.03.2020, në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.03.2020 08:39