DETAJET/ Po ktheheshin nga puna, 3 nga 7 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Malësi të Madhe ku një furgon ka dalë nga rruga duke plagosur 7 pasagjerë.

Mësohet se mjeti i përket kompanisë që po rikonstrukton aksin që të çon në Theth, ndërsa pasagjerët ishin punëtorët e firmës.

Sipas burimeve, furgoni me punonjësit po ktheheshin nga vendi i punës.

Nga ky aksident ku furgoni dyshohet se është rrotullisur 2 herë, 3 pasagjerë nga 7 të lënduar, janë në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur më tepër dritë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar 31.08.2020 17:17