DETAJET/ Koronavirusi e ndau nga gruaja e fëmijët, 48-vjeçari vrau veten në banesën e tij

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku kryefamiljari i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së martës në qytetin e Poliçanit, i cili është izoluar për 15 ditë, pas zbulimit të rastit të parë me koronavirus.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 48-vjeçari Ylber Spahiu, në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës, në banesën e tij.

Mësohet se ai jetonte i vetëm, pasi që nga mbyllja e kufijve me Greqinë, gruaja dhe dy fëmijët e tij kishin mbetur në shtetin fqinj.

Për shkak të rëndimit të gjendjes psikologjike, dyshohet se ai ka rrëmbyer automatikun kallashnikov që mbante në banesë, duke shkrepur këmbëzën.

Ishin fqinjët ata që e gjetën trupin e pajetë duke lajmëruar policinë.


Shtuar 8.04.2020 15:26