I riu i arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës ka mohuar se në zonën e Komunës së Parisit ndodhej për të raportuar lëvizjen e 40-vjeçarit, teksa është shprehur se ndodhej për punët e tij.
Hetuesit kanë arritur në përfundimin se automjeti i përdorur nga i riu gjatë momentit të ekzekutimit është automjet të cilin ia kishte marrë një të njohuri, i cili pas marrjen në pyetje ka dhënë emrin e të riut.
None found
Policia dhe prokuroria janë duke kryer verifikime dhe hetime për zbardhjen e vrasjes së Hekuran Billës. Krahas kryeqytetit policia është dislokuar dhe në qytetin e Shkodrës ku po kryen verifikime dhe hetime.
Burime nga policia bëjnë me dije se kërkimet janë fokusuar në zonën e Shkodrës, pasi Hekuran Billa 5 ditë para ekzekutimit ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare me Malin e Zi, ku dyshohet se është ndjekur.
Ndjekja ka vijuar dhe në kryeqytet dhe në Durrës, për të mbërritur tek vrasja të enjten e javës së shkuar.
Në Mal të Zi sot u arrestua Viktor Marku, vëllai i Prel Markut të vrarë në vitin 2006 nga Hekuran Billa në Angli, i cili dyshohet se ka hartuar planin e hakmarrjes për vrasjen e të vëllait.
Më herët policia shqiptare ka arrestuar nipin 22-vjeçar.
I riu u identifikua nëpërmjet qelizave telefonike në zonë dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë.
Kjo makinë e cila parkohet pak minuta para ngjarjes në komunën e Parisit rezulton se drejtohej nga Sebastian Mali.
Ky automjet tip “Audi” figuron në pronësi të një personi tjetër që është marr në pyetje nga hetuesit dhe ka treguar që makinën e tij e kishte marrë i riu.
Deri më tani nga verifikimet e hetuesve bëhet e ditur se 22-vjeçari Mali i ka qëndruar pranë makinës së atentatorëve, duke u ndjekur ata.
I riu është marrë në pyetje nga oficerët e policisë, teksa ka mohuar akuzat duke pretenduar se ndodhej në zonë për punët e tij, pasi do takonte një vajzë.
Sebastian Mali u arrestua pasditen e të merkurës në zonën e Parkut të Autobusave, në afërsi të një servisi makinash, ndërsa pritet që gjatë fundjavës të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Prej ekzekutimit të 40-vjeçarit policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.
Mes të shoqëruarve janë disa persona nga Shkodra, të afërt të familjes Marku.
Pista kryesore për vrasjen e Billës është ajo e hakmarrjes që lidhet me ngjarjen e Anglisë.
I njohur dhe me emrin Hernald Bilali, Billa në fillim të vitit 2020 kishte hapur dhe një biznes të tij.
Ndërsa një javë më parë ai u ekzekutua me armë me silenciator me rreth 30 plumba, një prej të cilëve e kapi në kokë dhe një në trup./oranews
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…
Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…
E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…
Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…
Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...