Detaje për personin me koronavirus: U dha dorën të gjithëve në varrim!

28-vjeçari me inicialet P.K është pacienti i parë në Shqipëri i infektuar nga koronavirusi.

Ai ka ardhur nga Firenze për në Shqipëri më 26 shkurt, pa e ditur se ishte infektuar nga virusi që ka pushtuar botën.

Tashmë ai qëndron i izoluar në Spitalin e Infektivit dhe “Dosja.al” ka zbardhur detaje nga veprimtaritë që ka kryer 28-vjeçari në vendin tonë.

Sipas tyre, i riu i infektuar ka marrë pjesë në një ceremoni mortore, përpara se të bënte analizat e koronavirusit.

Sipas zakonit shqiptar, ai i ka takuar të gjithë të pranishmit në formë ngushëllimi.

Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personat që ai ka takuar dhe nëse ka pasur kontakt të afërt, rrjedhimisht ai do i ketë infektuar.


Shtuar 9.03.2020 20:47