“Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator…”
Deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator, pasi sipas tij kanë kontakt me bazën dhe votuesit.
Të lidhura
None found
I ftuar në emisionin “Real Story”, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamenter demokrat janë ish-funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish-kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.
“Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi.
11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit.
Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator”, tha Valteri.
