Deputetët shthurin gojën: Dëgjo këtu ti p*derast! (VIDEO)

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur gjatë mbledhjes së komisionit për Integrimin Europian.

Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjuan fjalë jo të hijshme.

Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe komenti tjetër: “Pse ça bëra unë?”.


Shtuar 23.09.2020 13:06