Si t’i shpëtoni dhimbjeve nga pickimi i kandilit të detit

Kush e ka provuar e di mirë sesa e dhimbshme është djegia nga kandili.

Por si të eliminoni dhimbjen? Ka disa mënyra:

Shpëlarja

Hapi i dytë ka të bëjë me shpëlarjen e zonës ku ju ka pickuar kandili. Zakonisht kandilët kapen me tentakulat e tyre pas trupit të personit që noton, dhe prandaj larja me ujë të bollshëm është e rëndësishme. Përmes ujit ju duhet të hiqni të gjitha tentakulat e mbetura ende në trupin tuaj.
Sekreti është të përdoni ujin sa më të nxehtë që ta duroni. Nëse nuk keni ujë të nxehtë, shëlajeni zonën e pickuar me ujë deti apo kripë. Por asnjëherë me ujë të freskët, pasi i përkeqëson krizat e dhimbjes. Por edhe përdorimi i uthullës së distiluar është zgjedhja e duhur, madje më e mirë sesa urina. Për të eliminuar djegien duhen përdorur produkte me përmbajtje sa më acidike.

Tentakulat
Tregoni kujdes që të hiqni të gjitha tentakulat, por mos harroni të vishni doreza. Do t’ju duhet durim dhe kohë, pasi disa tentakula do të jenë aq të vogla sa do t’ju nevojitet përdorimi i piskatoreve. Por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm dhe të mbroni duart tuaja, atëherë sa do të përhapni helmin e kandilit kudo.


Shtuar 30.07.2020 07:38