Deportimi i mësuesit turk, fëmijët kërkojnë babain

Mësuesi turk, Harun Çelik 42 vjeç u dëbua në 1 janar nga Shqipëria, është marrë menjëherë në dorëzim nga antiterrori turk.

Sipas mediave vendase, Harun Celik do të presë në qeli vendimin e gjykatës.

42 vjecari akuzohet pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra të tillë janë burgosur këto 5 vjet.

Ndërkohë, bashkëshorja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të rregjistruar në Kazakistan ku ata janë, kërkojnë ndihmë për shpëtuar babain e tyre.

“Nëse e coni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”


Shtuar 3.01.2020 12:30