Del fotoja, ky është biznesmeni i vrarë gjatë atentatit në Laç nga të maskuarit si policë

Personi që shihni në foto është biznesmeni Paulin Gjergji i cili njihet si Paulin Marku, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e së shtunës përpara një hoteli në Laç.

Bashkë me të humbi jetën edhe Bujar Lika, i njohur edhe si Bujar Hasani.

Gjergji mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës nga atentati përpara një hoteli në Laçi, ndërsa humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës në Spitalin e Traumës.

E gjithë skena e krimit është filmuar nga kamerat e hotelit në pronësi të një shtetasi i quajtur Ari Allamani, i cili aktualisht ndodhet në burg për llogari të drejtësisë italiane.

Në spital ndodhet edhe Kreshnik Tusha, 23 vjeç, i cili dyshohet se është një nga atentatorët. Në dorën e viktimës Hasani u gjet edhe një pistoletë, çka lë dyshime për një përplasje të mundshme me armë.

Tusha është liruar pak kohë më parë nga burgu, ndërsa mohon përfshirjen në krim, shkruan panorama.

Gjergji, njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.


Shtuar 1.06.2020 17:47