Dalin pamjet, si u shemb pallati 12 katësh në Durrës (VIDEO)

Ditën e sotme u shemb një pallat në Durrës i cili ishte bërë i pabanueshëm për shkak të tërmetit të nëntorit.

IKMT ka publikuar edhe pamjet me dron nga momenti i shpërthimit. Në këtë pallat u vendosën 88 kg tritol dhe u shpërthyen katet e brendshme të godinës.

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qenë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shembej me mënyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese.

Pallati 12 katesh, i cili ka qene i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.


Shtuar 20.09.2020 18:14