Çudi shqiptare! Vlonjatët bashkë me Ramën do dalin në ballkon të shajnë COVID-19 nga motra

Për 40 orë shqiptarët do të duhet ta luftojnë virusin COVID- 19 vetëm nga banesa e tyre.

Masa drastike e marrë nga qeveria nuk do të lejojë qytetarët që të dalin nga shtëpitë e tyre deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Rama: Nga tani, 1 e drekës, e shtunë, deri të hënën në orën 5 të mëngjesit do të jetë shtetrrethim total dhe nuk do të dalë askush nga shtëpia përveç forcave të policisë, ushtrisë dhe të shërbimeve më kritike të shtetit, nuk do të jetë i hapur asnjë lloj dyqani dhe asnjë lloj qepeni në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë barrë e rëndë për ta sepse do tu hiqet çdo ndihmë shtetërore. Më vjen keq sa nuk ka por edhe pensionistët që thyejnë ligjin e luftës për tu ulur bashkë në diell do të penalizohen.Askush nuk kërcënohet nga vdekja për shkak të urisë, pior të gjithë kërcënohemi nga vdekja për shkak të marrëzisë.

Nga polici i lagjes deri te forcat më speciale të policisë së shtetit janë të vendosura për të përdorur forcën dhe të gjitha jmjetet që përdoren në rast të shkeljes së ligjit në tubime të paligjshme apo kudo qoftë tjetër, deri te uji apo gazi lotsjellës po të jetë nevoja.

Paskan vendosur të dalin sonte në 7 në ballkon të shajnë virusin nga motra. Sidoqoftë në pamundësi tu bashkohem sot në këtë ritualin e tyre luftarak u jap të gjithë mbështetjen time si deputet i Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni

Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos grumbullohen pasi kjo rrezikon jetën e çdo personi.

Gjithashtu sipas liderit të opozitës duhet një analizë objektive e qeverisë se si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike.


Shtuar 21.03.2020 16:04