Shkon në 85 numri i të infektuarve ne koronavirus në Maqedoni

85 shtetas të Maqedonisë tashmë rezultojnë të prekur nga virusi korona. 9 rastet e reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë janë regjistruar në Shkup duke bërë që kryeqyteti të vazhdojë të mbaj vendin e parë në listën me numrin e të infektuarve me COVID-19.

Gjatë natës janë shtuar edhe 9 raste të reja. Deri në orën 12 janë regjistruar 85 raste. Tashmë ka të infektuar në 6 qytete.


Shtuar 21.03.2020 15:46