COVID-19/ Ndërron jetë në Itali shqiptarja, në gjendje të rëndë edhe bashkëshorti

Një shqiptare e cila jetonte në Itali ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.

Shpresa R, 69 vjeç, emigrante nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Lodit, në afërsi të Milanos ku edhe jetonte.

Ndërkohë mësohet se edhe bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.

Ende nuk dihet sa është numri i shqiptarëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në shtetin fqinj.


Shtuar 13.04.2020 15:55