COVID-19/ Meta: Kemi porositur dhjetëra mijëra tampone!

Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria ka porositur dhjetëra mijëra tampone.

“Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundësitë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë.

E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim.

Tamponet ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla”, u shpreh Meta.


Shtuar 25.03.2020 20:59