COVID-19 ku?! Deputeti i opozitës dhe ish-zëvendësja e Ramës kapen “mat” në përqafim

Ndërkohë që nga Kuvendi flasin për sigurinë gjatë pandemisë së COVID-19 duke udhëzuar qytetarët të kenë kujdes, deputetët i shkelin me të dy këmbët masat sapo dalin nga Parlamenti.

Bëhet fjalë për deputetët Senida Mesi dhe Halit Valteri. Ata janë shfaqur jo vetëm pa maska dhe duke mos respektuar distancën sipas rregullores, por edhe të përqafuar

Dihet që deputetët shkojnë mirë me njëri-tjetrin edhe kur janë të forcave politike të ndryshme, por përqafimi në kohë pandemie, është shkelje e masave dhe i rrezikshëm. /albeu.com/


Shtuar 26.09.2020 17:19