Me marrjen e masave dhe izolimit në banesa, pritej të shtohej “dhuna në familje”. Një alarm të tillë e ka dhënë sot,
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Guterres bëri një apel botëror për të mbrojtur gratë dhe vajzat në shtëpi, për shkak se izolimi nga pandemia e koronavirusit, ka shtuar dhunën në familje.
“Dhuna nuk limitohet! Fatkeqësisht shumë vajza dhe gra janë ekstremisht të rrezikuara ndaj dhunës, pikërisht aty ku duhet të ndihen më të mbrojtura… në shtëpitë e tyre”, tha ai.
Më tej Guterres bëri apel ndaj qeverive që të marrin masa për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe të marrin në mbrojtje viktimat, si pjesë e planit kombëtar kundër Covid-19,
Në këtë drejtim ai kërkoi vendosjen e sistemeve të alarmit të emergjencës në farmaci dhe dyqanet ushqimore, si të vetmet pika të mbetura hapur gjatë pandemisë, si shpresë për të dhunuarat për të kërkuar ndihmë. /albeu.com/