Një grua shtatzënë 37 vjeçe gjeti vdekjen në Spanjë pas një lindje urgjente me operacion, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.
Ngjarja e rëndë ndodhi në La Coruña në spitalin Materno Infantil këtë të diel, teksa gruaja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.
Ajo shkoi në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rëndë, çka bëri që mjekët ta operonin me urgjencë.
Gjatë lindjes, u shënuan komplikime të tjera, duke bërë që gruaja të vdesë, edhe foshnja që mbante në bark, lindi i vdekur.