Çfarë vendosi gjykata për fëmijët e nënës sarandiote: Do të ther moj bush*ër!

Pak ditë më parë, opinioni publik u shokua nga videoja e një nënë e cila dhunonte në mënyrë cnjerëzore vajzën e saj të mitur.

Sot, gjykata e Sarandës ka caktuar urdhër mbrojtjeje për dy fëmijët e Elisabeta Mitës, e cila akuzohet për dhunën ndaj vajzës së saj 13 vjeçare.

Gjyqtarja, Nevrie Duka, vendosi se vajza nga martesa e parë dhe djali me ish-bashkëjetuesin do të qëndrojnë me prindërit e 41 vjeçares.

Prindërit e Elisabetës do të zhvendosen nga Fieri në një banesë me qira në Sarandë për shkak se vajza 13 vjeçare ndjek aktualisht shkollën.

Të shtunën, gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Mitën.

Rasti i saj u denoncua në polici pak minuta pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna çnjerëzore ndaj të miturës. /albeu.com/


Shtuar 25.01.2020 18:17