Çadrën me vete, moti sot i paqëndrueshëm

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të mbetet në ndikimin e vranësirave, të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në vend.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Vetëm orët e natës përmirësojnë motin në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.


Shtuar 23.09.2020 06:23