Budina plotësisht i shëruar: Po bëj gati padinë për Ramën

Regjisori Robert Budina duket se është shëruar nga COVID-19 dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

Ai deklaroi për AbcNeës se aktualisht po merret me procedurat e padisë ndaj kryeministrit Edi Rama i cili publikoi emrat e tyre si të infektuar në kundërshtim me ligjin.

Ai u shpreh se familjarët e tyre kanë dalë të gjithë negativë pas testimit.

“Jemi duke u marrë me këtë procedurë. Po merremi më dorëzimin e padisë, hartimin. Ne kryem procedurën që kërkuam, ndenjëm në shtëpi.

Por nuk e kuptuam asnjëherë nëse ishim të prekur apo jo. Familjarët tanë dolën negativë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim.

Po Veliaj që bën koncerte, apo ata nuk i kap virusi. Çështja është politike. Qeveria po krijon një ide terrori për këto masa”, tha Budina.


Shtuar 21.07.2020 10:01