Ky mëngjes i ka gjetur banorët e Xhafzotaj në Shijak në protesta për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Informacionet bëjnë me dije se dhjetëra protestues kanë bllokuar rrugën Durrës-Shijak dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve.
Ata kanë vendosur kazanët e plehrave në mes të rrugës duke mos lejuar makinat të kalojnë.