Betohen para presidentit tre anëtarët e rinj të gjykatës së Lartë

Tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë jane betuar sot para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ceremonia është zhvilluar në Institucionin e Kryetarit të Shtetit.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, z.Sokol Sadushaj, z.Ervin Pupe dhe z.Ilir Pand duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:

“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit znj.Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj.Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z.Maks Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z.Gent Ibrahimi


Shtuar 13.03.2020 10:53