Pas shumë ditësh pushim, ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në mbrëmje planin ekonomikë të qeverisë për shpëtimin e Shqipërisë pas koronavirusit.
I ftuar sot në emision “360 gradë”, Berisha u shpreh se Rama nuk ka ndihmuar ata që duhej, pasi sipas tij thesi duhet të hapej te biznesi i vogël dhe te njerëzit në nevojë.
“Nuk u hap thesi aty ku duhej, thesi duhet të hapej. Duhet të hapej për biznesin e vogël dhe njerëzit në nevojë. Biznesi i vogël ka të punësuar 500 mijë punëtorë.
Janë të gjithë të mbyllur në mision të mbyllur. Shtetit i takon t’i bëjë që ta përballojë këtë situatë.
Punonjësit e tyre, nuk mund të paguhen me pagën e para epidemisë, por që të kapërcejnë bazat”, u shpreh Berisha.