Banorët dorëzohen, shemben pa rezistencë tre objekte tek “Shqiponja” (VIDEO)

Ka filluar që në orët e para të mëngjesit aksioni i IKMT-së për prishjen e banesave dhe bizneseve në Unazën e Re. Objektet që po shemben janë pranë sheshit Shqiponja që njihet dhe si “dogana”.

FNSH dhe Forcat Shqiponja janë të pranishme në aksionin e IKMT-së , ndërsa qarkullimi nga ‘Ura e Astirit’ deri tek sheshi ‘Shqiponja’ është bllokuar, duke krijuar trafik në zonë. |Abcnews.al raporton se banorët nuk kanë bërë rezistencë.

Ndërkohë nesër do të shembet me ekskloziv pallati 5-katësh, ku janë strehuar të dëmtuarit nga termeti.

Me banorët është negociuar dhe u është dhënë bonusi i qirasë. Ata pritet që të largohen vullnetarisht nga pallati.

Shembja e këtyre objekteve bëhet për ti hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.


Shtuar 9.01.2020 08:22