Categories: Uncategorized

Banka Botërore- Shqipërisë: Tërmeti do t’ju dobësojë ekonominë!

Tërmeti dhe mungesa e investimeve janë kthyer në një ngërç për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Pavarësisht se qeveria parashikon një rritje ekonomike 4.1% në 2020 parashikimet e institucioneve ndërkombëtare janë më pesimiste dhe sipas Bankës Botërore rritja parashikohet të jetë vetëm 3.5%.

Gjatë një prezantimi të mbajtur në Forumin Ekonomik në Tiranë Banka Botërore i ka bërë apel qeverisë që të përmirësojë klimën e të bërit biznes si dhe të rrisë investimet në infrastrukturë, arsim e shëndetësi. Sipas Hilda Shijakut ekonomiste e Bankës Botërore, Shqipëria ka nivelin më të ulët të shpenzimeve buxhetore për infrastrukturën në Europë.

Të lidhura

None found

“Fenomente e fundit si tërmeti i 26 nëntorit por edhe përmbytjet do të kenë efekte negative pasi rrisin rreziqet fiskale duke krijuar presione e trysni dhe e bëjnë politikën fiskale të paparshikueshme. Ndërsa ekonomia duhet të shkëputet nga reformat e nisura. Është e rëndësishme të merren masa për modernizimin e mjedisit të biznesit dhe financimit të tyre.

Një aspekt që dua të përmend është edhe rritja e instrumentave financiare. Shqipëria ka hendeqe në infrastrukturë dhe përsa i përket zhvillimit njerëzor apo fuqisë punëtore. Hendeku i Shqipërisë përsa i përket investimeve në infrastrukturë është sa gjysma e asaj në vendet e Europës e po ashtu edhe në arsim e shëndetësi”, tha Hilda Shijaku.

Edhe Dhoma Amerikane ka ngritur si shqetësim impaktin nga tërmeti në ekonomi. Presidenti Enio Jaço i kërkoi qeverisë një reformë të vërtetë për thithjen e investimeve.

“Investimet krijojnë tregje të reja pune, mundësi biznesi dhe rrisin konkurencën. Por ato janë bërë edhe më kritike se kurrë, për arsye të reduktimit të pritshëm të 2 projekteve të mëdha, TAP dhe Devoll – si dhe pasojave të tërmetit, i cili sipas reagimeve që ne kemi marrë nga anëtarët tanë do të ndikojë në uljen e shpenzimeve konsumatore si dhe reduktimin e të ardhurave. Reforma për Investimet është e rëndësishme, jo vetëm sepse renditemi të fundit në rajon por ajo është thelbësore për potencialet e mëdha që ne kemi dhe që investitorët mund të shfrytëzojnë.

Është i rëndësishëm krijimi i një ambienti më konkurrues dhe tërheqës për investimet e huaja. Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Këtu ne dështojmë”, theksoi Jaço.

Nëse shohim renditjen krahasuar me vendet e rajonit në raportin e Doing Busines “2020”: Shqipëria është e 82-ta në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjës e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lartë.

Mali i Zi renditet i 50-ti, Kosova e 57-ta, Serbia në vendin e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Në Forumin Ekonomik të Tiranës morën pjesë një sërë personalitetsh të larata nga bota e ekonomisë dhe financave midis të cilësve kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Anila Denaj./abcnews.al

të fundit

Arsenali rinis kontaktet me Atletico Madridin për Alvarezin, por Barcelona mbetet destinacioni i ëndërruar i sulmuesit

Arsenali ka zhvilluar diskutime të reja me Atletico Madridin për një transferim të mundshëm të Julian Alvarez, megjithatë sulmuesi argjentinas…

27 minutes ago

Real Madridi synon portierin rekordmen të Botërorit, Unai Simon në radarin e klubit

Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po…

1 hour ago

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

3 hours ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

4 hours ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

5 hours ago

A e parashikoi Pedri finalen e Botërorit? Postimi misterioz në Instagram i një viti më parë u bë realitet

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…

6 hours ago