Categories: sport

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Fitorja e Anglisë 2-1 ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vijon të prodhojë debate të forta. Jude Bellingham nuk i pranoi vërejtjet e trajnerit Thomas Tuchel, por tani ish-ylli i Real Madridit, Toni Kroos, ka dalë hapur në krah të teknikut gjerman.

Të lidhura

None found

Pas suksesit të arritur në shtesë, Tuchel e përshkroi performancën e skuadrës si “të pakujdesshme” dhe pranoi se fati ishte në anën e tyre. Nga ana tjetër, Bellingham u përgjigj duke thënë se trajneri “nuk e kupton se çfarë do të thotë të përballesh me një ekip të fortë si Norvegjia”.

Kroos, në një prononcim të dhënë në TikTok, i dha të drejtë pa hezitim Tuchel-it dhe nënvizoi se trajneri ka çdo të drejtë të gjykojë paraqitjen e ekipit të vet.

“Kush tjetër përveç trajnerit mund të thotë se çfarë shkoi keq? Aq më tepër kur ai sapo kishte lavdëruar për dy minuta mentalitetin fantastik të lojtarëve,” u shpreh Kroos.

Ish-mesfushori gjerman theksoi se kritikat e Tuchel ishin tërësisht të bazuara.

“Thomas Tuchel e kishte absolutisht të drejtë kur pas ndeshjes tha se nuk luajtën mirë. Tani ju pret Argjentina dhe më pas Spanja. Nuk mund t’i fitosh dy sfida të tjera duke u mbështetur vetëm te fati apo te mentaliteti. Ke një trajner që e di mirë si fitohen ndeshjet me eliminim direkt, sepse këtë e ka provuar vazhdimisht në futbollin e klubeve,” shtoi ai.

Në fund, Kroos përmendi edhe kushtet sfilitëse atmosferike në Miami, aty ku u luajt takimi me Norvegjinë.

“Unë kam qenë disa herë në Miami, është një nga vendet më të pakëndshme. Lagështia atje është e padurueshme. Pasi ke zhvilluar 120 minuta në këto kushte, do të pranoje gjithçka tjetër, por jo të dëgjoje se ishe katastrofë, sidomos kur je kualifikuar. Për këtë arsye, është krejt normale që të irritohesh ca,” përfundoi Kroos.

të fundit

Onur Çakici merr zyrtarisht detyrën si zëvendëskomandant i KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

2 minutes ago

Vushtrria rikthehet në fushë përballë Dritës pas marrëveshjes me kryesinë

Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…

5 minutes ago

Haxhiu u bën thirrje grave të mos i shtyjnë kontrollet për kancerin e gjirit

Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...

11 minutes ago

ADN-ja lidh Ted Bundy-n me vrasjen e Melissa Ann Smith, më shumë se 50 vjet pas ngjarjes

Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…

11 minutes ago

Taravari: Ka ardhur momenti për ndryshimet kushtetuese dhe hapa të mëtejshëm drejt integrimit evropian

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

14 minutes ago

Punonjësja e parkut të kafshëve të egra në Holandë humb jetën pas sulmit nga pantera

Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…

28 minutes ago