Categories: sport

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Pas humbjes 2-0 kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, Kylian Mbappe, kapiteni i Francës, nuk i fshehu ndjenjat e tij. Ai pranoi hapur se skuadra e tij nuk paraqiti nivelin e nevojshëm për të fituar një biletë për në finale.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Real Madridit, i cili shkëlqeu gjatë turneut duke shënuar tetë herë, tha se ekipi dështoi në të gjitha aspektet, si në qasjen taktike ashtu edhe në atë teknike.

“Nuk e zhvilluam ndeshjen ashtu siç e kishim parashikuar – qoftë në organizimin taktik, në cilësinë teknike, apo në performancën e përgjithshme. Në një gjysmëfinale botërori, kur nuk i plotëson këto kushte, thjesht nuk mund të fitosh,” u shpreh ai për M6.

Francezi sqaroi se strategjia paraprake ishte të ushtronin një presing të lartë ndaj spanjollëve, për të mos i lejuar ata të vendosnin ritmin e tyre të ngadaltë e të kontrolluar, një cilësi në të cilën i konsideron më të mirë. Megjithatë, ky plan mbeti vetëm në letër.

“Qëllimi ishte t’i shtynim lart, t’i mbanim larg kontrollit të topit, pasi në këtë aspekt ata na tejkalojnë. Por ne dështuam në zbatimin e këtij presioni,” shtoi ai.

Një tjetër pikë kyçe e pranuar nga kapiteni ishte dominimi i Spanjës në qendër të fushës, ku treshja Rodri, Dani Olmo dhe Fabian Ruiz krijoi vazhdimisht epërsi numerike ndaj dyshes franceze Adrien Rabiot dhe Aurelien Tchouameni.

“Gjendeshim rregullisht në inferioritet numerik në mesfushë, tre kundër dy. Përballë Spanjës, ky është një handikap i madh. Kur përmbledh të gjitha këto elemente, rezultati është disfata. Është një dëshpërim i thellë,” deklaroi Mbappe.

Në mbyllje të fjalës së tij, 27-vjeçari theksoi rëndësinë e pranimit të eliminimit me dinjitet dhe të mësimit nga ky dështim për të ardhmen.

“Ishte ambicia jonë të luanim finalen dhe t’i jepnim Francës mundësinë për të shënuar historinë. Tani na takon ta përballojmë këtë situatë me dinjitet. Ashtu siç fiton me kokën lart, duhet të dish të humbasësh po njësoj. Momentalisht ka një zhgënjim të madh, por duhet të rimëkëmbemi, të pushojmë dhe të nisim një cikël të ri. Bota e futbollit nuk ndalet për askënd,” përmbylli ai.

të fundit

Ronaldo kërkon përjashtim të përhershëm nga stadiumet për tifozët sauditë që provokuan Nevesin me vdekjen e Diogo Jotas

Cristiano Ronaldo ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së disa tifozëve të Al-Taawoun gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku nga tribunat u…

5 minutes ago

Rama hap 4 Universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike

Përmes një postimi publik, deputeti i PD, Luciano Boçi,  akuzon qeverinë Rama për përjashtimin e Shkodrës dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”…

7 minutes ago

Shasivari sqaron qëndrimin për Gjykatën Speciale: Nuk e kam mbështetur, tani duhet të përballemi me pasojat

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka reaguar pas, siç thotë ai, tentativave për të shtrembëruar dhe…

9 minutes ago

Albin Kurti zbulon emrat e kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar, duke bërë të ditur emrat e ministrave…

11 minutes ago

Kurti: The Hague process cannot tarnish the UÇK’s war

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, në hyrje të ekspozesë së tij para Kuvendit të Kosovës, ka…

19 minutes ago

Extraordinary session begins on formation of new government, PDK, LDK and AAK absent

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re. Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët…

19 minutes ago