Spanja ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinale, duke rikonfirmuar paraqitjen e shkëlqyer që ka ofruar gjatë gjithë kompeticionit.
None found
Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente tani është vetëm një triumf larg ngritjes së trofeut më të rëndësishëm në futboll.
Pas fitores kundër “Les Bleus”, tifozët rizbuluan një postim të Pedrit në Instagram, të ndarë me ndjekësit më shumë se një vit më parë.
Në foto, mesfushori i Barcelonës shihej së bashku me Lamine Yamalin dhe Nico Williamsin, kurse përshkrimi përmbante vetëm një datë: “19.07.26”.
Kjo datë përkon pikërisht me ditën e caktuar për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026. Në atë kohë, shumica nuk e deshifroi domethënien e këtij publikimi, por pasi Spanja u kualifikua në finale, ai u përhap masivisht në rrjetet sociale dhe po lexohet si një “parashikim” i ecurisë së “La Roja”-s.
Tashmë, Pedri, Yamal dhe Nico Williams kanë mundësinë ta shndërrojnë ëndrrën në realitet edhe në fushën e lojës, sepse më 19 korrik Spanja do të luftojë për titullin e kampiones së botës, duke synuar të kurorëzojë një turné që deri më tani ka qenë pothuajse i përsosur.
Struktura të Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë ndërmarrë një plan masash të përqendruar te verifikimi…
Daniel Maldini është përfshirë në një aksident automobilistik në Milano, vetëm pak orë pasi kishte shënuar golin vendimtar në fitoren…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar sërish ndaj përplasjes së krijuar lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke…
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas votimit të Tanja Vujoviqit, nga Lista Serbe për nënkryetare të Kuvendit të…
LSDM këtë mëngjes lëshoi dy reagime të ashpra kundër kryeministrit Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së, duke sfiduar pretendimet e tij për…
Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi…