Autorë të dy vrasjeve që tronditën Elbasanin, lihen në burg dy të rinjtë

Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, autorët e vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit në Elbasan janë lënë në burg pa afat nga Gjykata.

Hoxha 29 vjeç dhe Halili 23 vjeç u arrestuan gjatë orëve të para të ditës së djeshme, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkumbini”.

Polumbarët e RENEAS kanë arritur të gjejnë prova në Shkumbin që bindin grupin hetimor për autorësinë e tyre, përfshirë këtu edhe dy pistoleta.


Shtuar 10.08.2020 09:41