Agjentët Operacionit Forca e Ligjit kanë zbarkuar edhe në Durrës.
Makina të shumta policie, autoblinda e kontrolle në pasuritë e të fortëve po ndodhin aktualisht ndaj personave të identifikuar më parë si të dyshimtë ose ndryshe ‘të fortëve’.
Në qytet ka lëvizje të shumta të autoblindave e mjeteve të tjera të policisë. Ndërkohë sot sipas po të njëjtave burime ka pasur kontrolle në pasuritë e Lulzim Berisha, për të cilin OFL deklaroi se i ka dërguar kërkesë për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve.