Asnjë pistë konkrete për atentatin ndaj Gjinit, prokuroria mbledh drejtuesit e policisë

Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot në një takim drejtues të Policisë së Shtetit për të diskutuar rreth atentatit ndaj 51-vjeçarit, Preng Gjini.

Në fokus të takimit është diskutimi i mbledhjes së provave për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi edhe pse kanë kalua ditë grupi hetimor akoma nuk ka rezultate konkrete lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë Preng Gjini u nis drejt Turqisë nga familjarët për të marrë trajtim më të specializuar për shkak të dëmtimeve që ka marrë si pasojë e shpërthimit të tritolit.

Vetë Gjini është shprehur më herët se nuk ka pasur asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi. Sa i takon vrasjes së vëllait të tij në Rrëshen, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë, Gjini ka thënë se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.


Shtuar 24.09.2020 09:30