As 1 e as 2 por 6 socialistë i kanë dalë kundër Ramës në Kuvend (FOTO LAJM)

Instituti i Studimeve Politike ka bërë publike disa fakte interesante të seancave plenare të Kuvendit për periudhën shtator- dhjetor 2019.

Ndodh që jo gjithmonë deputetët janë dakord me kryetarin dhe këtë e kanë vërtetuar edhe në Kuvend.

Ndër deputetët që votuan kundër, janë Ditmir Bushati me tre vota abstenim; Fatmir Xhafaj me 2 vota abstenim; Blerina Gjylameti me një votë abstenim; Almira Xhembulla me 1 votë abstenim; Vasilika Hysi me 1 votë abstenim dhe Ilir Beqaj me 1 votë kundër.

Bushati, Hysi dhe Xhembulla kanë abstenuar për faljen e gjobave të vendosura nga AKU. Një tjetër votë ndryshe e Bushatit ishte edhe ligji për paketën-antishpifje, ku zgjodhi sërish të abstenonte.

Ndërsa Fatmir Xhafaj abstenoi për nismën ligjore të kryeministrit Edi Rama “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”. Po ashtu deputetja Blerina Gjylameti abstenoi për projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Po ashtu, vihet re se kryeministri Rama ka munguar në 79% të votimeve.


Shtuar 11.01.2020 16:17