ARRSH: Si paraqitet situata në aksin Elbasan-Librazhd?

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar së fundmi lidhur me situatën në të cilën ndodhet aksi Elbasan-Librazhd.

ARRSH njofton se ka pasur reshje me intensitet shumë të lartë në këtë aks dhe për pasojë pati dhe rënie gurësh në rrugë.

Sipas tij, kompania e mirëmbajtjes është ndodhur menjëherë në terren dhe po punohet në gjithë gjatësinë me fadroma dhe punëtorë.

Rruga është bërë e kalueshme vetëm në një korsi.


Shtuar 10.06.2020 18:48