Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Itali: Ekzekutoi rojen me kaçavidë në sy

Policia italiane ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një 32-vjeçari shqiptar, i cili ishte prej muajsh në arrati.

Gjykata e Tiranës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të riun që prej muajit prill të vitit 2019. 32-vjeçari ishte dënuar me 4 vite burg për ushtrim dhune ndaj një personi.

E gjithë ngjarja nisi në vitin 2014 kur një roje sigurimi ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje, ku ishte i përfshirë 32-vjeçari dhe një tjetër person. Në këtë moment shqiptari mbërtheu një kaçavidë dhe ia nguli në sy, duke i shkaktuar gjakderdhje të rëndë.

Pasi dëgjuan lajmet se njeriu i shumë kërkuar mund të jetonte në qytet, policia filloi menjëherë gjurmimin e tij, duke kryer shërbime të shumta vëzhgimi në disa vende dhe duke vëzhguar njerëzit e afërt të personit në kërkim.

Pas disa ditësh kërkim policia e pa atë të dilte me kujdes nga një ndërtesë në Rivazzurra, me fytyrën e mbuluar nga një shall, në mënyrë që të mos dallohej.


Shtuar 24.01.2020 15:27