PS braktis Lefter Allën: Dënim të ashpër

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha n ë një deklaratë për mediat se do të mbajnë një qendrim ndaj Lefter Allës që u kap duke thithur kokainë pasi prokuroria të ketë ngritur një akuzë mbi të.

Balla tha se qendrimi ndaj tij do të jetë i ashpër nëse prokuroria ngre një akuzë ndaj kryebashkiakut.

“Në asnjë rast PS nuk ka marrë dhe nuk do të marrë askënd në mbrojtje. Nuk di pistat por dua ta mbështes.

Unë nuk i kthej asnjë përgjigje PD. Kthej përgjigje për të gjitha rastet që hetohen nga institucionet e drejtësisë. PD ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejës dhe di që kjo akuzë po bën vitin dhe nuk di që nga institucionet e drejtësisë të jetë vërtetuar kjo gjë.

Shqipëria ka tashmë instrumentet e plotë ligjorë për ti shkuar këtyre rasteve deri në fund. Unë dua të përshëndes dhe të mbështes reagimet e menjëhershme të prokurorisë për çdo rast.

Rasti i djeshëm i SPAK është një rast domethënës, që nënkupton që më në fund në Shqipëri nuk mbyllen çështjet vetëm ne nivelin e akuzave politike. Sapo ju thash që sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, jo ta ketë vërtetuar, qëndrimi ynë do të jetë i ashpër dhe dënimi të jetë i ashpër.

Si cdo qytetar i Bulqizës për një rast të tillë ndjejmë neveri nëse vërtetohet por do ndjejmë neveri për rastet kur parti të caktuara përdorin videomontazhe për të dëmtuar palën tjetër”, tha Balla.

Tre ditë më parë, gazetari Artan Hoxha publikoi në Abc Neës videon e Lefter Allës duke thithur kokainë në ambiente publike. Ngjarja u dënua nga opionioni publik, ndërsa SPAK ka nisur hetimin duke thirrur për të marrë në pyetje kryebashkiakun e Bulqizës. /albeu.com


Shtuar 24.01.2020 15:22