Policia e Lushnjës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, ku dyshohet se është përdhunuar një 33-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Policia njofton se ka arrestuar një 56-vjeçar, ndërkohë që 33-vjeçarja pas ekzaminimit është konstatuar se është në muajin e 8 të shtatzënisë.
“Në datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pòlicisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale ose homos*ksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur””, njofton Policia.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar sot dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pretendonte se ngjarja ishte tentuar të mbahej e fshehtë.