Duro dhunoi ish- bashkëshorten, policia nxjerr detaje të reja

Ashtu sikundër u raportua edhe më herët, policia ka arrestuar ish-futbollistin e Kombëtares Klodian Duron, pasi kanosi me jetë ish-bashkëshorten e tij.

Lidhur me ngjarjen, ka reaguar dhe policia e cila njofton se 43 vjeçari u arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja.

Mësohet se masa e sigurisë do të jepet nesër në Gjykatën Penale të Tiranës në orën 10:00.

Njoftimi i policisë
Tiranë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.


Shtuar 27.03.2020 11:19