Armani ka tashmë një mision fisnik: Të gjitha fabrikat punojnë vetëm për mjekët

Giorgio Armani ka bërë një njoftim special së fundmi. Të gjitha fabrikat e tij të prodhimit të modës do shndërrohen në prodhuese të veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët.

Përveç këtij gjesti fisnik, ai ka zgjedhur të dhurojë edhe 2 milionë dollarë për spitalet e Bergamos, Piacenzas dhe Versilias.

Kujtojmë se personazhet e famshëm nuk knaë qëndruar aspak indiferentë ndaj kësaj situate, por kanë ndihmuar në mënyrën e tyre, shpesh duke dhuruar edhe shifra të majme.


Shtuar 27.03.2020 11:21