Analisti zbulon të vërtetën e listave: S’janë hapur, gënjeshtër e madhe!

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka konsideruar një rrëmujë totale mënyrën se si mazhoranca po kërkon listat e hapura.

Gjekmarkaj tha se listat jo vetëm që nuk janë hapur, por janë bërë rrëmujë. Sipas Gjekmarkajt ndryshimi i Kushtetutës është bërë për t’i prishur punë opozitës me koaliconet.

“Balla nuk ka folur kurrë më pak qartë se sa sot, sepse matematika është shkencë dhe retorika nuk mund t’i kundërvihet kurrë matematikës.

Listat jo vetëm që nuk janë hapur, por janë bërë një rrëmujë totale, duke u quajtur modernitet.

Prishja e koalicioneve për të vështirësuar punën e opozitës për të ardhur në pushtet. Jo vetëm që nuk i hapët listat 100% por i mbyllur.

Nuk e di a do keni shpatulla për ta mbajtur deri në fund këtë propozim. Sepse kjo barrë do ju kthejë fytyrën poshtë nga toka,” tha Gjekmarkaj.


Shtuar 21.09.2020 20:02