Amerikanët largohen nga Shqipëria si pasojë e COVID 19, reagon ambasada

Me mbylljen e kufijve, ambasada amerikane bëri thirrje për të gjithë qytetarët e saj që jetonin në Shqipëri se si mund të udhëtonin drejt SHBA-ve.

Në një postim në facebook, Ambasada falenderon të gjithë ata që kontribuuan në ndihmë të qytetarëve të SHBA-ve që të niseshin drejt vendeve të tyre.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kemi ndihmuar 64 qytetarë dhe rezidentë amerikanë të udhëtojnë nga Shqipëria me ndihmën e qeverisë së Shqipërisë. Faleminderit Air Albania, Edi Rama dhe të gjithë ata, solidariteti bujar i të cilëve i ndihmoi ata të niseshin nga Shqipëria për të vijuar udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara!”.


Shtuar 1.04.2020 10:02