Ambasadorja Yuri Kim ka paralajmëruar Bashën dhe Ramën në lidhje me përplasjet e tyre për hapjen e listave.
Ajo i kujton atyre angazhimet e 5 qershorit ndërsa, thekson se ata janë pala përgjegjëse.
“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, dhe liderëve të tjerë për angazhimet e tyre të 5 qershorit. Marrëveshjet, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në besim të mirë.
Ne gjithmonë do t’ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse”, shkruan Kim ndërsa ka rikujtuar marrëveshjen e 5 qershorit mes palëve politike.